www.Rinia4umer.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

 

 Xhelozia për vëllain apo motrën e vogël…

Shko poshtë 
AutoriMesazh
TiNuSHe

TiNuSHe


Numri i postimeve : 281
Registration date : 16/10/2008

Xhelozia për vëllain apo motrën e vogël… Empty
MesazhTitulli: Xhelozia për vëllain apo motrën e vogël…   Xhelozia për vëllain apo motrën e vogël… EmptySat Feb 21, 2009 5:52 pm

Shumiça e fëmijëve xhelozinë ndaj vëllezërve dhe motrave e shfaqin më vonë, javë, muaj apo edhe vite...







Çështja e marrëdhënieve të fëmijëve dhe xhelozia për motrat apo vëllezërit më të vegjël, por, edhe më të mëdhënj,është e pranishme në çdo familje dhe kërkon shumë vëmëndje, përkujdesje dhe durim. Prindërit ngazëllehen kur vjen në shtëpi fëmija i porsalindur. Ata gëzohen edhe më shumë kur shohin se fëmija tjetër që kanë, reagon këndshëm ndaj tij. Mirëpo rrallë fëmijët reagojnë me xhelozi të hapur ndaj të porsalindurit, pra vëllait a motrës së sapo mbërritur. Përgjithësisht ata e konsiderojnë atë si një kukull, si një lodër e çila i kënaq dhe nuk ju tërheq vëmendjen si një rival i mundëshëm për vete. Shumiça e fëmijëve xhelozinë ndaj vëllezërve dhe motrave e shfaqin më vonë, javë, muaj apo edhe vite. . Gradualisht fëmija i parë fillon të besojë se prindërit nuk e duan më, ose e duan pak. Me rritjen e moshës, fëmija i parë ndihet keq dhe bëhet xheloz edhe kur qortohet apo dënohet nga prindërit për gjëra të cilat i lejohen më të voglit.
Ajo që e bën xheloz më të rriturin është edhe kontakti fizik i shpeshtë i të voglit me nënën. (dhënia e gjiri, mbajtja në krahë, ndërrimi, larja etj). Duke parë këto i madhi, i çili ka të drejtë për çfarë vë re, mendon se e kanë lënë mbas dore e fillon të reagojë negativisht. Reagimi i parë që bëhet në këtë rast është rikthimi mbrapsht në sjellje e veprime, për të tërhequr vëmendjen e prindërve që ai është aty dhe ata duhet ta dinë! Kërkon të ushqehet, ndërrohet e lahet më shpesh; ngrihet natën e futet në shtratin e prindërve. Madje kur nuk i arrin këto fillon të mos hajë më vetë që ta ushqejnë të tjerët, defekon dhe urinon në rrobat që ka veshur që ta lajnë e ta pastrojnë prindërit, ashtu sikurse ata bëjnë edhe me foshnjën e vogël. Rrallë, shumë rrallë, xhelozia shfaqet në formë agresioni, duke goditur larg bebit ose direkt atë me lodra të ndryshme dhe justifikohet se donte tja jepte atij, apo duke e shtrënguar me duar, shumë fortë, në pjesë të ndryshme të trupit duke e motivuar veprimin me "dashurinë" e tij dhe me mjaft veprime të tilla të ngjashme.

Doktor Harithe thote "Eshtë shumë e vështirë ta pranohet nga fëmija dy-vjecar ardhja në familje e fëmijës së dytë. Zgjidhja më e përshtatshme për këtë problem është mos ndryshimi i orarit të përditshëm të fëmijës së madh mbas ardhjes së fëmijës së dytë, si dhe eleminimin e shkaqeve të xhelozizë, dhe korrigjimi i situatave që shkaktojnë keqkuptimin apo hatërmbetjen e fëmijës.
Fëmija xheloz në përgjithësi është fëmijë jo i lumtur, dhe duhet që nëna të bëjë cështë e mundur që ta lumturojë atë me kujdesje, vëmendje, siguri, dhurata, lëvdata, etj.

Duhet të verifikojmë shkaqet që e kanë bërë fëmijën të ndiejë pasiguri, armiqësi, brengosje. Shkaqeve duhet tu kushtojme vëmendje dhe ti konsiderojmë me kujdes dhe maturi pa anashkaluar asnjë detaj, në mënyrë që trajtimi i tyre të jetë sa më i plotë dhe efikas, dhe kjo fazë kalimtare të shmanget apo amortizohet, pa lënë pasoja në personalitetin e fëmijës.

Si te sillemi me xhelozinë e fëmijëve

Së pari, në mënyrë kategorike asnjë veprim të ashpër ndaj fëmijës xheloz. Duhet që nëna të minimizojë qortimin apo dënimin e fëmijës së madh, edhe sikur ai të dëmtojë fëmijën e vogël.

Së dyti, është e rëndësishme që të stimulohet tek fëmija i madh ndjesia e "partnerit" për fëmijën pasardhës, përkundër asaj të "rivalit.

Së treti, të krijojmë marrëdhënie të barabarta midis të dy fëmijëve, jo duke i parë ata me syrin tonë por duke i parë me syrin e fëmijës. Unë e di që kjo është shumë e vështirë por duhet të përpiqemi. Të bëjmë "Lojën e bebit". Nuk ka asnjë vlerë thirrja që mund ti bëjmë moshës dhe llogjikës së tij. Në se nuk e pranojmë kërkesën e tij për tu ushqyer e larë ai mendon se e mohuam, e lamë pas dore dhe kështu, xhelozohet më shumë. Në se ja lejojmë realizimin e kërkesave, atëherë ka shumë mundësi që xhelozia të fillojë të zbutet dhe fëmija të kthehet më shpejt në sjelljen e moshës së tij. Kjo sepse ai fillon ta ndiej vetë se nuk është aspak e këndëshme për të veshja me pelena apo pirja me biberon. Ta përfshijmë në përkujdesjen për bebin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rinia.forumotion.co.uk
 
Xhelozia për vëllain apo motrën e vogël…
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Xhelozia dhe kurimi i saj
» Xhelozia ndaj bashkeshoreteve
» Xhelozia ndaj bashkëshortit
» HIXHABI ËSHTË TURPI DHE XHELOZIA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Sira dhe histori të ndryshme-
Kërce tek: