www.Rinia4umer.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

 

 Gerhitja e forte mund te shkaktoje goditje cerebrale

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Muslimanja

Muslimanja


Numri i postimeve : 97
Age : 39
Registration date : 26/11/2008

Gerhitja e forte mund te shkaktoje goditje cerebrale Empty
MesazhTitulli: Gerhitja e forte mund te shkaktoje goditje cerebrale   Gerhitja e forte mund te shkaktoje goditje cerebrale EmptyMon Feb 16, 2009 4:05 pm

Hulumtimet e fundit kanë treguar se ekziston lidhje e fuqishme në mes të gërhitjes së zëshme, sëmundjeve të zemrës dhe sulmit në tru. Personat të cilët gërhasin heshturazi apo qetë, janë më pak në rrezik për të pësuar nga sëmundjet e lartpërmendura.
Hulumtuesit hungarezë kanë biseduar me mbi 12.000 pacientë dhe kanë përfunduar se personat të cilët gërhasin zëshëm janë shumë më të ekspozuar ndaj sëmundjeve kardiovaskulare apo sulmit në tru për dallim nga pjesa e tjetër e popullatës, njofton BBC.
Rezultatet e këtij hulumtimi, të cilat janë publikuar në revistën shkencore “Journal Sleep”, hedhin dritë të re në teoritë e deritanishme mbi lidhjen e gërhitjes së zëshme dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Në një periudhë të caktuar të jetës, të gjithë njerëzit gjatë fjetjes gërhasin në mënyrë të zëshme apo të heshtur. Më shpesh gërhasin personat me peshë të shtuar. Hulumtimet kanë dëshmuar, se rregullisht gjatë fjetjes gërhasin 40 për qind e meshkujve dhe 24 për qind e femrave.
Në dallim me pjesën tjetër të popullatës, personat të cilët gërhasin zëshëm kanë 34 për qind më shumë gjasa të preken nga sulmi në zemër dhe madje 67 për qind gjasa të sulmohen nga sulmi në tru. Është interesante e dhëna, se tek njerëzit të cilët gjatë fjetjes gërhasin heshtazi nuk ka rrezik të shtuar për t u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare. Derisa, lajm i mirë për meshkujt është se gërhitja e zëshme zvogëlohet pas moshës së tyre shtatëdhjetëvjeçare.
Gërhitja
Gërhitja krijohet nga vibrimi i strukturave të frymëmarrjes, prej nga krijohen edhe tingujt nga lëvizja e ajrit të bllokuar gjatë frymëmarrjes, në kohën e gjumit. Në disa raste tingulli mund të jetë i butë dhe jo shumë i lart, ndërsa në disa raste të tjera ai mund të jetë më i fortë, i lartë dhe i vazhdueshëm, çka bën që të krijohet një situatë e pakëndshme për personat e tjerë që mund të ndodhen aty. Strukturat që e krijojnë këtë gjendje janë njerithi dhe qiellza e butë. Lëvizja e parregullt e ajrit në rrugët e frymëmarrjes për shkak të bllokimit të tij para se të kalojë në këto struktura shkakton gërhitjen. Shkak për këtë mund të bëhen edhe probleme të fytit, ose në disa raste gjatë gjumit të personat që gërhasin lëfyti ngushtohet. Po ashtu shkak mund të bëhet edhe keqpozicionimi i nofullave, që shkaktohet nga tensioni i muskujve. Por shkak mund të bëhet edhe grumbullimi i yndyrnave në fyt. Për pjesën më të madhe të personave që gërhasin shkak të pozicionimit gjatë gjumit, po ashtu edhe pengimit të ajrit gjatë kalimit në hundë.
Statistikat e realizuara me personat që gërhasin shpesh janë kontradiktore, por rreth 30 për qind e të rriturve dhe apo ndoshta 50 për qind e njerëzve gërhasin në forma të ndryshme. Një vëzhgim i bërë me 5713 italianë u identifikuan si persona që gërhisnin 24 për qind e grave dhe 18 për qind e femrave deri në moshën 40-vjeçare, ndërsa mbi këtë moshë gërhisnin 60 për qind e meshkujve dhe 40 për qind e femrave. Çka tregonte një rritje të përqindjes së shfaqjes së dukurisë të gërhitjes me kalimin e moshës. Por sipas studimeve më të fundit kjo përqindje ulet mbi moshën 70-vjeçare.
Gërhitja e dëmshme për shëndetin
Sipas një studimi të bërë nga instituti akademik suedez Uppsala, gërhitja e zakonshme është e dëmshme për shëndetin, dhe lidhet me presionin e lartë të gjakut dhe diabetin. Dy studiuesit, Eva Lindberg dhe Malin Svensson, kanë gjetur se gratë të cilat gërhasin nuk janë të pushueshme kur zgjohen. Studimi i përmendur ka përfshirë 400 gra me probleme me gërhitje, dhe ka treguar se madje një e treta prej tyre nuk janë ndjerë të pushueshme, edhe pse kishin fjetur gjatë gjithë natës. “Rezultatet deri tek cilat erdhëm, tregojnë se gërhitja në vete mund të ketë disa efekte negative në shëndetin”, kanë thënë studiuesit pranë universitetit Uppsala.Të flesh me dikë
që gërhet,dëmton shëndetin
Lajme të këqija për ata që flenë pranë personave që gërhasin: Mesa duket zhurma e bezdisshme, jo vetëm dëmton gjumin, por shkakton edhe një ndjeshmëri të lartë të presionit të gjakut duke lehtësuar shfaqjen e sëmundjeve të tilla si: infarkt, bllok renal dhe demence. Të paktën kështu pretendojnë një grup shkencëtarësh londinezë të “University College” dhe “Imperial College”, studimi i të cilëve është publikuar në numrin e fundit të “European Heart Journal”. Sipas autorëve të studimit, gjatë natës organizmi i njeriut nuk i përballon dot gërhimat, zhurma e të cilës paskan të njëjtin decibel me të një treni që kalon poshtë shtëpisë. Në studim janë analizuar rastet e 140 kavieve që jetonin në zonën pranë aeroportit londinez të “Heathroë”.

Kur gërhitja është e fortë kemi sëmundje
Zhurma që njihet si gërhitje vjen si rezultat i ndryshimit të aktivitetit të frymëmarrjes gjatë gjumit. Te disa persona kjo mund të çojë deri në bllokim gati komplet të frymëmarrjes për pak sekonda, duke shfaqur sindromën e “apnes së gjumit”. Kur gërhitja e fortë është një sëmundje, cilët janë faktorët që e favorizojnë dhe çfarë mund të bëhet nëse shfaqet: Çfarë është sindroma e “apnea e gjumit”? Sindroma e “apnea e gjumit” (OSAS) është forma më e shpeshtë e shqetësimeve të frymëmarrjes gjatë gjumit. Kjo sindromë konsiston në një bllokim të aktivitetit respirator (të frymëmarrjes) që mund të zgjasë dhe me tepër se 10 sekonda. Këto probleme janë shumë të shpeshta dhe u interesojnë 2-4% të popullsisë së rritur, në veçanti meshkujve të moshës 40 deri 60 vjeç.

Pse shfaqet sindroma e “apnes së gjumit”
Gjatë gjumit, te të gjithë njerëzit ndryshon aktiviteti i frymëmarrjes, sepse qetësohet aktiviteti i qendrave nervore që koordinojnë lëvizjet e frymëmarrjes dhe pozicionin e trupit. Përveç kësaj vihet re një qetësim i muskujve të gojës dhe fytit; të gjitha së bashku këto fenomene, sidomos kur janë të theksuar, mund të shkaktojnë fenomenin e gërhitjes dhe te disa një bllokim gati komplet të rrugëve të frymëmarrjes gjatë gjumit, me bllokim të frymëmarrjes për pak sekonda: apnea. Bllokimi i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes mund të shkaktojë mungesë apo ulje totale të fluksit të ajrit në hundë dhe në gojë, që çon në ulje të sasisë së oksigjenit në gjak. Gjithsesi episodet përfundojnë më vetëzgjim të personit, shpeshherë të shpeshta. Këto zgjime të shpeshta ndikojnë në ulje të cilësisë së gjumit, i cili nuk rezulton të jetë qetësues.

Faktorët që shkaktojnë përgjumjen dhe simptomat
Përgjumja shfaqet zakonisht vetëm në situata të mërzitshme (punë të përsëritura, lexime, drejtim i autoveturës në rrugë “monotone”) por ndonjëherë është aq e rëndë sa bëhet e përsëritur, duke komprometuar cilësinë e jetës, sociale, profesionale, etj. Për shkak të këtij problemi pacientët mund të shfaqin një rrezik të lartë për të pësuar aksidente automobilistike. Simptoma të tjera që mund të shfaqen janë: dhimbja e kokës, humor i keq në mëngjes, probleme me përqendrimin, shqetësime seksuale (ulje e libidos dhe shfaqje e impotencës), urinim i shpeshtë gjatë natës. Mund të shfaqen luhatje të humorit, probleme me memorien, sjellje të papërshtatshme në shumë situata. Kjo mund të ndryshohet nëpërmjet modifikimit të stilit të jetës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.rinia.forumotion.co.uk
 
Gerhitja e forte mund te shkaktoje goditje cerebrale
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Shëndeti-
Kërce tek: