www.Rinia4umer.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

 

 Si të sillemi me fëmijët

Shko poshtë 
AutoriMesazh
TiNuSHe

TiNuSHe


Numri i postimeve : 281
Registration date : 16/10/2008

Si të sillemi me fëmijët Empty
MesazhTitulli: Si të sillemi me fëmijët   Si të sillemi me fëmijët EmptyFri Oct 24, 2008 7:36 am

Fëmija e kupton veten e tij sipas informacioneve që merr nga prindi. Nëse ti e bën që të ndjehet se ai është „fëmijë i mirë“ dhe ndjen dashurinë tënde, edhe ai do të mendojë për veten e tij se është njeri i mirë e i nderuar.
Ndërsa, nëse nuk ke durim në bashkëpunimin me të, e bën të ndjehet se ai është „fëmijë jo i mirë“, gjithmonë duke e akuzuar e kritikuar, fëmija do të ketë mendim negativ për vetveten
Disa këshilla për sjelljen me fëmijët:

1. Në fillim lajmëro fëmijët e tu se ti nuk do që të jesh gjykues i tyre e as ata gjykues të tu, dhe se ti nuk do që të jesh diktator në shtëpi.

2. Nëse fëmija bën ndonë gabim, kritikoje shkurtimisht për atë që bëri, bëje të ndjehet se ti je e zemëruar nga veprimi i tij dhe të ndjejë të njëjtën gjë që ti ndjen. Më pas, ndjehu e qetë shpirtërisht, shikoje drejt në sytë e tij, në mënyrë që të ndjejë se ti je përkrah tij e jo kundër, dhe se ti e do shumë, por nuk të pëlqejnë veprimet e tij.
Nëse pas kësaj fëmija mërzitet e fillon të justifikohet atëherë thuaji atë që ai dëshiron të dëgjojë nga ti se: Ai është person i mirë dhe se ti je e kënaqur prej tij, porse nuk je e kënaqur nga veprimi i tij i sotshëm dhe se kjo çështje të mërzit. Pastaj shtrëngoje fort në kraharor në mënyrë që të ndjehet se kritika ndaj gabimit mbaroi pa e përmendur një gjë të tillë. Në këtë mënyrë fëmija yt ndjen se çështja është më e fortë se sa kur rrihet dhe se gabimet e tij nuk kalojnë pa llogari. Në këtë mënyrë fëmija yt ndjen se çështja është më e fortë se sa kur rrihet dhe se gabimet e tij nuk kalojnë pa llogari. Imam Gazaliu ka thënë:
„Duhet që fëmija të kritikohet në fshehtësi, e t’ia zmadhojmë gabimin e bërë (pa e marrë vesh askush) e t’i thuhet: ‚Ke kujdes, mos bësh gabim të tillë herën tjetër!’ Mos ia përmend gabimin e bërë herë pas here, sepse i bëhet diçka normale më pas të dëgjojë fjalë të tilla dhe se më pas fjalët nuk i zënë vend në zemër.

3. Bëje fëmijën të ndjehet i lumtur kur kryen vepra të mira, ashtu sikur e bën të ndjehet fajtor kur bën gabime.
Në fillim bëja me dije se ai veprim të ka gëzuar. Pastaj thuaju se ti e do shumë dhe në fund vulose shpërblimin tënd me një të përqafuar apo me ledhatim të kokës me ngrohtësi. E gjithë kjo nuk të merr shumë kohë dhe ndjenja e kënaqësisë në vetvete fëmijën do ta shoqërojë gjatë gjithë jetës.

4. Padëgjueshmëria e fëmijëve mund të jetë rezultat i kalimit të fëmijës nëpër problemet lidhur me mësimet, lidhjet me shokët, mossuksesi në diç apo synimit kah ndonjë qëllim. Fazës së padëgjueshmërisë së fëmijëve duhet t’i kundërvihemi me butësi. Nuk duhet përdorur forcë ngase kjo do të kalon vetvetiu por duhet pasur kujdes që padëgjueshmëria të mos shndërrohet në arratisje. Ndonjëherë fëmija i refuzon urdhërat e prindërve për shkak të llastimit të tepruar të tij.

5. Nëse dëshiron që të dëgjojnë fëmijët: mos e ngarko me shumë obligime përnjëherë, mos përdor arrogancë, mos iu kërcëno dhe mos e ngut nëse e obligon me ndonjë punë. Ki parasysh se kërkimi i kryerjes së ndonjë pune me butësi ka ndikim më të fortë se qortimi dhe kritika.

6. Fëmijën nuk duhet lejuar të bëjë çka të dojë, përkundrazi duhet t’i sqarohet rruga e saktë, p.sh.: fëmija ka të drejtë ta shfaqë zemërimin e tij me të qarë apo me fjalë, ama të thyejë e të përplasë mjetet e shtëpisë, apo të rrahë vëllezërit apo motrat e tij, nuk duhet lejuar.

7. Prindërit duhet të kujdesen në dashurinë ndaj fëmijëve, mos të bëjnë ato punë me kryerjen e të cilave fëmija do ta urrente prindin, si: përbuzja, dënimi, rrahja, mosinteresimi, presioni apo moskryerja e kërkesave të tyre normale. Nëse nëna është e detyrueshme ndonjëherë ta rrahë fëmijën, duhet të ketë kujdes që mos ta teprojë, në mënyrë që mos të dalë nga zemra e fëmijës dashuria për nënën, pa të cilën është i pamundur edukimi i tij.

8. Prindi duhet patjetër ta dijë se goja e tij rri më shumë zgjuar se sa mendja dhe se kutia me ëmbëlsira është më e dashur për të se një libër i ri. Prandaj, është mirë që prindi të hyjë në shtëpi me duar plot, sado pak qoftë, p.sh. një karamele, një dhuratë e vogël, një lodër e bukur, etj.

9. Përkëdheli fëmijët e tu! I Dërguari i Allahut, alejhi selam, i përkëdhelte fëmijët duke u fërkuar kokën dhe duke ua ledhatuar faqet.

10. Nëse je prej atyre nënave që punojnë, mos mendo se fëmijët kanë nevojë vetëm për para. Nëna nuk mund ta kompenson me para atë që e ka lëshuar në planin human. Qumështi artificial asnjëherë nuk mund ta zëvendëson qumështin natyral, qumështin e nënës!

11. Kontrolli i pandërprerë e nervozon dhe e mbingarkon fëmijën. Fëmija nuk është mjet të cilin mund ta drejtosh si të duash. Edhe ai ka mendimet e veta në drejtimin e çështjeve të tij personale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rinia.forumotion.co.uk
 
Si të sillemi me fëmijët
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Që fëmijët tanë mos të bëhen fajtorë nesër

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Këshilla-
Kërce tek: