www.Rinia4umer.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

 

 Disa këshilla natyrale për kujdesin ndaj fytyrës sua

Shko poshtë 
AutoriMesazh
TiNuSHe

TiNuSHe


Numri i postimeve : 281
Registration date : 16/10/2008

Disa këshilla natyrale për kujdesin ndaj fytyrës sua Empty
MesazhTitulli: Disa këshilla natyrale për kujdesin ndaj fytyrës sua   Disa këshilla natyrale për kujdesin ndaj fytyrës sua EmptyTue Nov 04, 2008 3:48 am

Për ta mbrojtur lëkurën tuaj nga efektet anësore të preparateve të ndryshme artificiale të cilat i ofrojnë prodhuesit, ja disa këshilla natyrale për kujdesin ndaj fytyrës suaj.

Maskë për ngritje të natyrshme
Rrihni mirë të bardhën e vesë, vendoseni në fytyrë dhe le të qëndrojë 15 minuta. Pastaj lajeni fytyrën me ujë pak të ngrohtë, dhe lyeni lëkurën me krem hidratues. Efektet e këtij trajtimi vërehen menjëherë dy orë pas larjes së fytyrës, mirëpo nëse këtë e përsëritni disa javë, rezultatet do të jenë të përhershme.

Maskë për lëkurë të thatë

Rrihni mirë një ve të plotë, dhe vendoseni në fytyrë. Kur të thahet e leni dhjetë minuta të shfaq efektin e vet në lëkurën e fytyrës suaj. Pastaj lani fytyrën me ujë të ftohtë dhe e lyeni me vaj bajameje ose me vaj ulliri.

Tretësirë uthulle kundër akneve
Në një litër ujë të vluar, të ftohur, shtoni një lugë uthulle të mollës. Me një pambuk vendoseni tretësirën në fytyrë çdo natë para se të flini dhe skuqja do të pakësohet nga dita e dytë, po ashtu to të zvogëlohet edhe numri i akneve. Ndërsa nëse kjo nuk ka sukses atëherë duhet ta vizitoni dermatologun.
Majdanozi i largon mitiserat
Majdanozin e imtësuar mirë vendoseni në vendin ku keni mitisere. Pastaj me ujë të nxehtë lajeni fytyrën, me qëllim që lëngu i majdanozit të depërtojë thellë në lëkurë. Pastaj shumë lehtë do të mund ta largoni mitiserin me ndihmën e një pambuku.
Maskë nga mjalti
Disa lugë mjalti i ngrohni dhe i përzieni me një lugë lëngu të limonit. Pasi t’i keni përzier disa minuta, i leni që të ftohen. Vendosni në fytyrë dhe i leni të qëndrojnë 10-15 minuta. Pas kësaj kohe, fytyrën lajeni me ujë të ftohtë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rinia.forumotion.co.uk
 
Disa këshilla natyrale për kujdesin ndaj fytyrës sua
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Disa këshilla për të luftuar stresin dhe sëmundjet mendore
» Disa rregulla të mirsjelljes
» Përgjegjësitë ndaj te tjerëve
» Disa foto nga qyteti i Prizrenit
» Xhelozia ndaj bashkeshoreteve

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Këshilla-
Kërce tek: