www.Rinia4umer.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

 

 Nje make-up per ngjyren e syve te mi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
TiNuSHe

TiNuSHe


Numri i postimeve : 281
Registration date : 16/10/2008

Nje make-up per ngjyren e syve te mi Empty
MesazhTitulli: Nje make-up per ngjyren e syve te mi   Nje make-up per ngjyren e syve te mi EmptyTue Nov 04, 2008 4:03 am

Nuancat e pranverës janë plot ngjyra: rozë, violë, rosa, viola, . Por edhe e gjelbër, e kaltër, e verdhë dhe portokalli. Por tonet asnjëherë nuk duhen zgjedhur rastësisht. Kërko nuancën që e bën më të thellë ngjyrën e syve të tu.

Portokalli për sytë blu
Rozë, korale, portokalli dhe kafe e pjekur. Janë të gjitha ngjyrat që i gjallërojnë më shumë sytë blu. Përmbajnë pigmente të ngrohta, që për kontrast e bëjnë më të thellë ngjyrën e syve. Kombinimi do të ishte perfekt nëse keni flokë biondë si Gwyneth Paltrow. Por këto ngjyra u shkojnë edhe flokëgështenjave. Kurse flokëkuqet, për të ruajtur ekuilibrin mes ngjyrës së flokëve dhe të syve, rrinë shumë mirë tek tonet e gjelbra pastel dhe gurkali.

Për të mos e ngarkuar shumë shikimin shmangni përzierjen e më shumë se dy hijezuesve. Shpërndajeni nuancën më të errët në rrëzë të qerpikëve për ta bërë vështrimin më të thellë dhe vazhdoni më tonin më të çelët në pjesën e harkuar për t’i bërë sytë më të mëdhenj. Mos harroni një detaj: tonalitetet më të errëta të çdo ngjyre u shkojnë femrave më të pjekura, kurse tonet pastel atyre më të reja. Edhe nëse sytë blu janë shumë të ndjeshëm, ekspertët thonë se mund të përdorni çdo lloj hijezuesi, mjafton që produktet të jenë të testuara.

Bezhë për sytë e gjelbër
Nëse jeni bionde si Kate Winslet, lërini qepallat natyrale, për të nxjerrë edhe më në pah të gjelbrën e syve. Nëse ngjyra nuk është shumë e qartë, preferoni blunë ose të kaltrën pastel, për të shmangur efektin zbehës. Për ato që kanë flokë gështenjë dhe sy të gjelbër, janë mirë tek ngjyrat kafe, kurse për flokët e kuqe tonet e përshtatshme janë ato gështenjë.

Për të zgjatur sa më shumë qëndrimin e pluhurave mbi qepalla, mos përdorni krem hidratant, por fondëtintë, sepse krijon nja bazë fiksuese. Për të mos i skuqur sytë gjatë heqjes së makijazhit, me një tampon pambuku të zhytur në sulucion pastrues për sytë, hiqni me kujdes pluhurat, por pa i fërkuar sytë. Shpëlajini më ujë të ftohtë.

Bronz për sytë gështenjë
Kafja është universale, u shkon të gjithave. Në rastin e flokëve dhe syve të zinj, si Penélope Cruz, duhet një nuancë e ngrohtë, kafe ose bronz, për t’u kombinuar edhe me një pluhur tjetër në ngjyrë perle ose vanilje. Një alternativë tjetër? E gjelbër pylli. Sa për flokët e kuq, synoni ngjyrat e ftohta si plumbi dhe më pas ekuilibroni ngjyrën e flokëve me atë të syve duke përdorur një ton ngjyrë rëre ose bezhë të qartë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rinia.forumotion.co.uk
 
Nje make-up per ngjyren e syve te mi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Këshilla-
Kërce tek: