www.Rinia4umer.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

 

 Mos e nënçmo dynjanë!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
TiNuSHe

TiNuSHe


Numri i postimeve : 281
Registration date : 16/10/2008

Mos e nënçmo dynjanë! Empty
MesazhTitulli: Mos e nënçmo dynjanë!   Mos e nënçmo dynjanë! EmptyMon Jan 05, 2009 5:10 am

Shkruar nga Krenaria
Thursday, 24 April 2008
Ibën Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:
Kjo botë në realitet nuk nënçmohet, por nënçmimi drejtohet në veprat që i vepron robi në këtë botë. Kjo botë është urë kaluese për në Xhenet apo për në zjarr. Por kur në këtë botë mbizotëruan epshet, pakujdesia (neglizhenca) dhe largimi nga rruga e All-llahut dhe botës tjetër, dhe këto tipare u bënë atribut i pjesës dërmuese të banorëve të kësaj bote, atëherë u përhap dhe u cilësua kjo botë me emër nënçmues
Megjithatë kjo botë është ndërtuese e botës tjetër dhe kopshtit të saj. Prej kësaj bote merren valixhet për në Xhenet, në këtë botë shpirtrat u zbukuruan dhe u stolisën me besim, me njohjen e All-llahut, dashurinë e Tij, përmendjen dhe të shpresuarit në mirësitë dhe begatitë e All-llahut, subhanehu ve teala.
Jetën më të mirë dhe harenë e gëzimin që e përjetojnë banorët e Xhenetit, të gjitha këto janë fryt i veprimit në këtë botë. Mjafton kjo pozitë dhe vlerë që të cilësohet kjo botë me emra të bukur e assesi të nënçmohet. Kjo botë për miqtë e All-llahut është vend ku gëzohet zemra, relaksohet shpirti, dhe vend ku kënaqen robërit e All-llahut me kënaqësi që nuk i përngjajnë asnjë lloj kënaqësie, duke përmendur All-llahun, njohjen e Tij, dashurinë ndaj Tij, të adhuruarit e Tij, mbështetjen dhe kthimin tek Ai, subhanehu ve teala. Në këtë botë është fjala, shpallja, dhe udhëzimi i Tij.

Libri "Këshillat e Ibën Kajimit" Sali Ahmed esh-Shami
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rinia.forumotion.co.uk
 
Mos e nënçmo dynjanë!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Sira dhe histori të ndryshme-
Kërce tek: