www.Rinia4umer.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

 

 Një tregim i mrekullushëm

Shko poshtë 
AutoriMesazh
TiNuSHe

TiNuSHe


Numri i postimeve : 281
Registration date : 16/10/2008

Një tregim i mrekullushëm Empty
MesazhTitulli: Një tregim i mrekullushëm   Një tregim i mrekullushëm EmptyMon Jan 05, 2009 5:16 am

Shkruar nga Krenaria
Wednesday, 20 February 2008
Ishte një njeri, që kishte qenë armik i Islamit .Kishte tri pyetje të shkëlqyera që nuk kishte njëri që t’i përgjigjej. Asnjë dijetar islam në Bagdad nuk mundej që t’i përgjigjej këtyre tri pyetjeve....kështu që qeshte me islamin në publik .Vazhdimisht tallej me islamin dhe besimtarët.
Një ditë një djalosh i vogël në moshën 10 vjeçare , kaloi aty pari dhe dëgjoi këtë njeri duke i bërtitur besimtarëve në rrugë. U kërkonte sfidë njerëzve në mënyrë të hapur për t’iu përgjigjur këtyre tri pyetjeve. Djaloshi qëndronte i qetë dhe shikonte .Pastaj vendosi që të sfidojë atë njeri . Doli përpara tij dhe i tha: "Unë do të pranoj sfidën tënde"
Njeriu qeshi me djaloshin dhe tallej edhe me shumë me besimtarët duke iu thënë "Një djalosh, dhjetë vjeçar të më kundërvihet."
A është kjo e tëra që keni për të ofruar. Por djaloshi këmbëngulës përsëriti positën e tij. Ai do të sfidoj atë njeri me ndihmën e Allahut dhe udhëzimin e Tij, ai do ta përfundoj këtë. Njeriu më në fund pranoi. I tërë qyteti u mbledh rreth një kodre të vogë,l ku zakonisht të gjitha lajmërimet u bënin. Burri u ngjit në majë të kodrës dhe me një zë të lartë bëri pyetjen e tij të parë .
"Çfarë është duke bërë Zoti yt tash?"
Djaloshi i vogël u mendua për një kohë dhe i kërkoi burrit që të zbres poshtë nga kodra, kështu që të lejoj atë të ngjitet atje lartë për t'iu përgjigjur pyetjes.
Njeriu tha : "Çka ? Dëshiron që unë të zbres poshtë?"
Djaloshi i tha : "Po ,më duhet që të përgjigjem ,apo..?"
Njeriu zbriti nga lartë dhe djaloshi 10 vjeçar me këmbët e tij të vogla u ngjit në kodër .
Përgjigjja e djaloshit ishte " Oh Allah Fuqiplotë! Ti do te jesh dëshmitari im para të gjithë këtyre njerëzve .Ti ke dëshiruar që pabesimtari të bij në një shkallë të ulët, kurse besimtari të ngritet në një shkallë të lartë!"
Turma e njerëzve bërtitën me të madhe "Tekbir " ...
"Allahu -Ekber !!!"
Njeriu ishte i turpëruar ,por me guxim bëri pyetjen e tij të dytë "Çfarë ka ekzistuar para Zotit tënd ?"
Djaloshi i vogël mendoi dhe mendoi.
Pastaj kërkoi nga njeriu që të numëroj prapa ."Të numëroj nga dhjetë prapa ."
Njeriu filloj të numërojë..."10,9,8,7,6,5,4,3,2,1,0"
Djaloshi pyeti ,"Çfarë vije para 0 ?"
Njeriu :"Nuk e di ..... asgjë ."
Djaloshi :"Pikërisht. Asgjë nuk ka qenë para Allahut, Ai është i Përjetshëm dhe absolut."
Turma e njerëzve bërtiten përsëri me të madhe .."Tëkbir!"...Allahu - Ekber!!!!"
Njeriu plotësisht i pashpresë ,bëri pyetjen e tij të fundit .
"Në cilin drejtim gjendet Allahu yt "
Djaloshi mendoi dhe mendoi .
Pastaj kërkoi një qiri. Qiriun ia sollën. Djaloshi i bekuar ia ofroi njeriut dhe kërkoi nga ai që ta ndez .
Njeriu bëri ashtu dhe pyeti "Çka do të thotë e gjithë kjo ? "
Djaloshi pyeti: " Në cilin drejtim flaka e qiriut po lëviz "
Njeriu u përgjigj: "Po lëviz në të gjitha drejtimet."
Djaloshi :" I je përgjigjur pyetjes tënde .Drita e Allahut lëviz në të gjitha drejtimet .Ai është kudo .Nuk ka vend ku nuk mundet të gjendet."
Turma e njerëzve bërtiti përsëri ..."Tekbir!"..." Allahu - Ekber!!!"
Njeriu ishte aq shumë i prekur nga dituria dhe natyra shpirtrore e djaloshit, sa që pranoi Islamin dhe u bë student i djaloshit të ri Kështu edhe përfundoj diskutimi .
Kush ishte djaloshi i ri ?
Djaloshi i ri ishte njëri nga udhëheqësit dhe njëri nga djetarët e mëdhenj, Imam Abu Hanifa (Allahu e mëshiroftë).


Përktheu nga gjuha Angleze:
Luljeta Behar Hoxha
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rinia.forumotion.co.uk
 
Një tregim i mrekullushëm
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Tregim i çuditshëm për femra
» Tregim per Pendimin e Vertet

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Sira dhe histori të ndryshme-
Kërce tek: