www.Rinia4umer.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

 

 Kur'ani mrekullia e përjetshme

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Muslimanja

Muslimanja


Numri i postimeve : 97
Age : 39
Registration date : 26/11/2008

Kur'ani mrekullia e përjetshme Empty
MesazhTitulli: Kur'ani mrekullia e përjetshme   Kur'ani mrekullia e përjetshme EmptyMon Jan 05, 2009 5:34 am

Kur'ani mrekullia e përjetshme Quran12ej5
Kur'ani mrekullia e përjetshme W507

Njohja e argumenteve të të Dërguarve të Allahut dhe e mrekullive të tyre i sjell njeriut dashurinë për Allahun, kujdesin për fitimin e dashurisë dhe kënaqësisë së Allahut si dhe përpjekjen për të fituar xhenetin, ashtu siç jep edhe fryte për t'iu frikësuar Allahut dhe dënimit të Tij. Kjo lind edhe forcën dhe fuqinë e brendshme shpirtërore në shpirtrat e muslimanëve për të vepruar mirë dhe për t'u larguar nga e keqja. Në këtë mënyrë përhapet e mira në mbarë shoqërinë, e cila jeton kështu një jetë të lumtur larg çdo të keqeje falë besimit në mrekullitë e të Dërguarve të Allahut.
Kurani na mëson se Allahu ka dërguar Pejgamberë për popullin e vet për një kohë të caktuar. Allahu ka dërguar Ibrahimin për kohën kur ai ka jetuar, ka dërguar Ismailin, Musain, Davudin, Nuhun e të tjerë për kohën kur kanë jetuar dhe që të gjithë kanë pasur mrekulli, sepse mrekullia është kusht për vërtetësinë e Pejgamberit alejhi selam. Përderisa të Dërguarit janë të përkohshëm, edhe mrekullitë kanë qenë të përkohshme, por përderisa Pejgamberi ynë, Muhamedi alejhi selam, është Pejgamber i krejt njerëzimit deri në kiamet, atëherë Allahu aze ue xhel ia ka bërë atij mrekullitë dhe argumentet të vazhdueshme, të përtërira, të përgjithshme e të përhershme në çdo kohë dhe në çdo gjeneratë, për të gjitha shtresat e njerëzve. Kurani i Madhëruar është mrekullia më e madhe, mrekullia më e qëndrueshme që ekziston mes nesh, në duart tona. Në Kuran e gjen veten gjuhëtari, biologu, sociologu, mjeku, astro-nauti, neuropsikiatri, gjeografi, historiani, gjeodezisti, meteo-rologu, marinari dhe shumë e shumë të tjerë. Një numër jo i vogël njerëzish në mjedisin tonë mendojnë se feja jonë është vetëm namaz, agjërim, zekat dhe haxh, se nuk është më koha që të merremi me fe e ta humbim kohën me të, por ata nuk duhet të harrojnë se Kurani është mrekullia më e madhe që ka ekzistuar ndonjëherë në botë dhe se kjo mrekulli është e përgjithshme dhe e përhershme.

Para më shumë se 14 shekujsh, Kurani ka përmendur disa mrekulli të cilat shkencëtarët e mëdhenj botëror po i vërtetojnë sot. Allahu u drejtohet shkencëtarëve dhe njerëzve të mençur me fjalët: “Ne do t'ua bëjmë atyre të mundshme që t'i shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre derisa t'u bëhet e qartë se ai (Kurani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?” (Fusilet: 53)

Kurani është libër udhëzimi, nuk është shpallur që të na mësojë mbi kiminë, ndërtimtarinë, mjekësinë, bujqësinë apo shkencat e tjera që lidhen me jetën në tokë, të cilën Allahu ia besoi njeriut. Siç thamë në numrin e kaluar, Allahu na dhuroi mjetet, shqisat dhe organet për të mësuar dhe kuptuar. Allahu thotë në një ajet tjetër: “Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë). Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës). Lexo! Se Zoti yt është më bujari! Ai që e mësoi (njeriun) të shkruajë me pendë. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.” (El-Alak: 1-5). Vërtet, Zoti ia mësoi njeriut atë që ai nuk e dinte, i mësoi njeriut të ndërtojë një shtëpi që të mbrohet prej të ftohtit dhe vapës së madhe, i mësoi njeriut të zbulojë makinën me avull, i mësoi njeriut të zbulojë aeroplanin, i mësoi njeriut të zbulojë atomin dhe do t'i mësojë njeriut të zbulojë shumë e shumë gjëra të tjera në të ardhmen. Pra, Allahu i mësoi njeriut të zbulojë gjëra të reja të panjohura më parë për të.

Kurani nuk është ekskluzivisht një libër shkencor i lidhur vetëm me këto njohuri, por ne njerëzve na mbetet të zbulojmë të gjitha të vërtetat shkencore që gjenden në të. Kurani iu shpall si udhëzim njerëzve lidhur me pyetjet më të rëndësishme njerëzore. Ai udhëzon, i njeh njerëzit me Zotin e tyre, u tregon prej se i ka krijuar dhe ua sqaron rolin e tyre në tokë. Kurani ua tërheq vëmendjen njerëzve për atë se ku do të përfundojë njeriu dhe se çfarë e pret pas vdekjes. Kurani tregon metodat më të mira me të cilat njeriu do ta ndërtonte jetën, sjelljen dhe moralin e vet si dhe marrëdhëniet ndërnjerëzore.

Megjithëse Kurani nuk është libër shkencor, ai prapëseprapë është i mbushur me ajete të tilla. Disa nga sekretet më të mëdha i gjejmë të sqaruara në Kuran që para 14 shekujsh, edhe pse njerëzimi, në kohën kur i zbriti Kurani, këto sekrete i njihte shumë pak dhe pjesa dërrmuese e njerëzve të asaj kohe jetonin në legjenda dhe thashetheme.

Kirurgu francez, dr. Moris Bukeji, i paraqiti njerëzimit një punim shkencor, në të cilin mes të tjerash thotë: “Kurani që ne lexojmë sot është po ai Kuran që ka recituar Muhamedi alejhi selam dhe sahabët e tij. Dhe përderisa Kurani flet shumë për gjithësinë, për fshehtësitë e sekretet e saj, kemi mundësi që nëpërmjet këtyre të vërtetave, të cilat i njeh çdo njeri i mençur në këtë shekull, ta kuptojmë nëse Kurani është prej Allahut apo prej Muhamedit. Sikur Kurani të ishte prej Muhamedit alejhi selam, atëherë Muhamedi alejhi selam paska pasur diapazon të gjerë rreth këtij kozmosi dhe sekreteve të tij. Dihet se shoqëria në të cilën ka jetuar Muhamedi alejhi selam ishte e mbushur me legjenda dhe thashetheme të pabaza, atëherë edhe Kurani dhe të dhënat e tij për fshehtësinë na qenkan të po atij rangu, nëse Kurani është i Muhamedit alejhi selam. Mirëpo, meqë Kurani vjen prej Allahut, në të gjejmë të dhëna të shumta për krijesat e ndryshme dhe sekretet e tyre, të dhëna që i paraprijnë arritjeve shkencore bashkëkohore. Shohim se zbulimet shkencore vrapojnë pas asaj që ka cekur Kurani më herët dhe së fundi i vërtetojnë ato zbulime e sekrete.”

Doktor Moris Bokeji ka kaluar jo më pak se 10 vite duke mësuar Kuranin dhe gjuhën arabe, pastaj ka bërë krahasimin mes Kuranit dhe zbulimeve e arritjeve të reja shkencore. Ai i ka përmbledhur arritjet e tij në një libër të titulluar “Studim i librave të shenjtë në bazë të arritjeve bashkëkohore”, duke vërtetuar në të paprekshmërinë e Kuranit nga devijimi, siç ka ndodhur me Tevratin dhe Ungjillin. Dr. Moris Bukeji pohon se Kurani është paraprijës i arritjeve shkencore dhe se kët o arritje i përfshin ajeti kuranor: “Thuaj: “Ne do t'ua bëjmë atyre të mundshme që t'i shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre derisa t'u bëhet e qartë se ai (Kurani) është i vërtetë.” (Fusilet: 53)

Sipas doktor Bukejit, jo vetëm që në Kuran nuk ka kundërthënie, të cilat janë të pranishme te të gjithë ungjijtë, por natyra e Kuranit është në përputhje me arritjet shkencore bashkëkohore. Lexuesi në Kuran vëren gjëra të cilat është e pamundur që një njeri në kohën e Pejgamberit alejhi selam t'i ketë shkruar, prandaj arritjet bashkëkohore na ndihmojnë të kuptojmë disa ajete kuranore që kanë qenë pa ndonjë koment deri tani”, përfundon doktor Bukeji. Ende kanë mbetur një numër jo i vogël ajetesh kuranore të pakuptuara, të cilat do t'i cekim, me emrin e Zotit, në artikujt vijues, ku do të flasim për disa prej mrekullive kuranore.

E vërteta po kuptohet dhe po sqarohet siç ka premtuar Allahu aza ue xhel, pasi po dalin në shesh domethëniet e ajeteve kuranore mbi të vërtetat e kozmosit, siç thotë Allahu: “Ky, Kurani, nuk është tjetër vetëm se këshillë për botën, e ju gjithsesi do ta kuptoni më vonë vërtetësinë e tij.” (Sad: 87-88). Edhe shkencëtarët e drejtimeve të ndryshme, të cilët pretendojnë se kanë mend dhe i angazhojnë ato, do ta kuptojnë më vonë vërtetësinë e Kuranit.

Gjatë shekujve me radhë, i Madhi Allah i ka shfaqur njerëzimit shumë gjëra, sidomos në dy shekujt e fundit. Gjatë këtyre dy shekujve Allahu u paraqiti njerëzve zbulime të reja, të cilat më vonë u quajtën “Mrekulli Shkencore të Kuranit”, nëpërmjet të cilave njerëzimi kupton se Kurani zbriti nga i Madhi Allah, i Cili e di të fshehtën e qiejve dhe të tokës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.rinia.forumotion.co.uk
 
Kur'ani mrekullia e përjetshme
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» MREKULLIA E KRIJMIT TË NJERIUT

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Sira dhe histori të ndryshme-
Kërce tek: