www.Rinia4umer.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

 

 Ku eshte lumturia e zemres?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
TiNuSHe

TiNuSHe


Numri i postimeve : 281
Registration date : 16/10/2008

Ku eshte lumturia e zemres? Empty
MesazhTitulli: Ku eshte lumturia e zemres?   Ku eshte lumturia e zemres? EmptyFri Oct 17, 2008 1:51 am

Kush ka frike Zotin e tij dhe erpiqet per Te,pastron veten duke iu bindur Atij,ka fatin e mire te dynjase dhe te ahiretit dhe shperblimin e tij e merr pa mase.
Sa e bukur eshte thenia e Ibn El Kajimit:
"Zemrat nuk e japin frytin e tyre derisa te arrijne tek Zoti i tyre dhe nuk arrijne tek Zoti i tyre derisa te jene te pastra.Kete nuk do ta arrijne derisa te kundershtojne epshet e tyre.Deshirat jane semundjet e tyre dhe mjekimi eshte ti kundershtosh ato.Ne sundofte semundja,vret.Ashtu si ai qe e ndalon veten nda deshirat dhe ka shperblim xhenetin,ashtu edhe zemra e tij ne kete bote do te jete ne parajse,por qe lumturia e banoreve te saj nuk i perngjan lumturise se banoreve te xhenetit.Llogarit qe thenia e Allahut:
"E s'ka dyshim se te miret jane ne kenaqesine e perjetimeve(xhenet)dhe se mekataret jane ne Xhehenem."(Infitar:13-14) vlen vetem per miresine dhe ndeshkimin e ahiretit,madje,edhe ne tre jetet e tyre eshte keshtu,pra ne dynja,berzekh(jeten ne varre)dhe ne jeten e amshueshme.

Disa jane ne miresi e disa ne ndeshkim.Por miresia,a nuk eshte tjeter vecse miresia e zemres dhe ndeshkimi,a nuk eshte tjeter vecse ndeshkimi i zemres?C'ndeshkim do te ishte me i eger se frika,merzia,deshperimi dhe ngushtica e kraharorit?
Ai qe perpiqet te pastroje e te ngreje veten e tij derisa te arrije graden e miresise,(ihsanit)do te fitoje lumturine e dynjase dhe te ahiretit.Kjo eshte lumturia e vertete.
Ka shume dallim mes saj dhe mes lumturise imagjinare drejt se ciles vrapojne banoret e dynjase,lodhen per ta arritur ate por qe nuk perfitojne vecse me shume deshperim dhe pakenaqesi.
Lumturia e besimtarit eshte lumturi qe buron nga zemra,shtyllat e saj forcohen,sepse besimtari e ndien nderimin hyjnor.Ai ndien miresine ne kete jete dhe miresine e perfundimit te saj.Kjo ia shton shpirtit ndjenjen e qetesise,te sigurise te kenaqesise dhe te dashurise.
Kjo lumturi shpirterore e shoqeron njeriun ne tere udhetimet e tij nga dynjaja deri ne ahiret edhe pse ne fillimet e tyre ka pasur veshtiresi.Duke nenshtruar veten ,derisa te shijoje ate lumturi,do te njohe vleren e vetes.
Lexo thenien e Ibn El Kajimit:
"Boashti i lumturise ne dynja dhe ahiret eshte kthimi tek Allahu dhe kapja pas fese se tij.Ka shpetim vetem ai qe kapet pas ketyre dy mbrojtesve.Kapja pas fese se Tij te mbron nga humbja dhe kthimi tek Ai te mbron nga shkaterrimi.Ai qe merr rrugen drejt Allahut eshte si ai qe ecen rruges drejt nje qellimi.Ai ka nevoje per udhezim dhe siguri gjate rruges se tij.Ai do te arrije qellimin e tij te vetem pasi te kete pervetesuar keto dy gjera."

Udherrefyesi eshte garant per ta mbrojtur ate prej humbjes,per ta udhezuar ne rruge te drejte,eshte furnizuesi,fuqia dhe arma me te cilen arrin sigurine prej kusareve te rruges dhe fatkeqesive te saj.
Lidhja me fene e Allahut i sjell atij udhezim per ndjekjen e udhezuesit,ndersa kthimi tek Allahu i sjell atij fuqi,furnizim dhe mbrojtje.
Dallimi mes tyre eshte se kapja pas fese se Allahut eshte zbatimi i urdhrit te Allahut,kapja pas Librit te Tij dhe sunetit,bindja ndaj Tij,nedrsa kthimi tek Allahu do te thote mbeshtetje vetem tek Ai.Ja se c'thuhet ne Kuran per kete gje:
"E kush i permbahet fese se Allahut,ai padyshim eshte i udhezuar ne rrugen e drejte."(Ali Imran:101)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://rinia.forumotion.co.uk
 
Ku eshte lumturia e zemres?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lumturia eshte ne ndjekjen e udhes se Profetit(a.s)
» Kopshti i zemres
» Gjendjet e zemrës
» Çka është depresioni
» Kush është Muhammedi?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Sira dhe histori të ndryshme-
Kërce tek: