www.Rinia4umer.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
www.Rinia4umer.net

www.Rinia.4umer.net
 
ForumForum  GalleryGallery  KërkoKërko  Latest imagesLatest images  identifikimiidentifikimi  RegjistrohuRegjistrohu  

 

 FRIKA NDAJ ALLAHUT

Shko poshtë 
AutoriMesazh
xheneta
Admin
xheneta


Numri i postimeve : 21
Registration date : 17/10/2008

FRIKA NDAJ ALLAHUT Empty
MesazhTitulli: FRIKA NDAJ ALLAHUT   FRIKA NDAJ ALLAHUT EmptySun Oct 19, 2008 11:14 pm

--------------------------------------------------------------------------------


PARATHËNIE

Në këtë çast, ju nuk jeni vetëm në dhomën ku po lexoni këtë libër. Edhe atëherë kur keni menduar se jeni vetëm, ju në të vërtetë nuk keni qenë kurrë vetëm. Engjëjt e caktuar nga Allahu pandërprerë mbikëqyrin dhe shkruajnë gjithçka që ju bëni. Në atë moment që ju thoni një fjalë ata e shkruajnë atë. çdo hap i juaji, çdo mendim, çdo gjë që ju bëni, duke përfshirë edhe obligimet që keni shtyrë për më vonë, të gjitha regjistrohen pa përjashtim.

Këta engjëj nuk bëjnë dallim në mes të veprave të vogla apo të mëdha. Edhe kur jeni në gjumë ata janë vazhdimisht me ju. Ata i përmbushin detyrat e tyre në mënyrën më të përpiktë. Ata nuk harrojnë dhe as nuk gabojnë kurrë, ata i kryejnë detyrat e tyre në mënyrë të përkryer. Në mënyrë të njëjtë, engjëjt e vdekjes të caktuar për ju janë po ashtu duke pritur. Për çka presin ata? Presin që koha e përcaktuar për ju të përmbushet. Kur t'ju arrin koha e vdekjes e përcaktuar për ju, ata janë ata që do ta marrin shpirtin tuaj.

Përveç tyre, ekzistojnë edhe dëshmitarë tjerë të cilët ende nuk i kemi përmendur, ata për të cilët ju nuk mendoni, këta janë dëshmitarët tuaj të fshehtë: duart tuaja dhe lëkura juaj. Në Ditën e Gjykimit, të gjithë këta dëshmitarë do të mblidhen, dhe me lejen e Allahut do të flasin dhe do të dëshmojnë për ju. Nëse ndodhë që të jeni prej atyre që nuk e kanë pasur frikën e Allahut, apo nëse nuk keni qenë një person i vëmendshëm, ata do të dëshmojnë kundër juve.

Njerëzimi është krijuar për të adhuruar Allahun dhe pandërprerë vihet në sprovë. Ekzistenca e përkohshme e njeriut është mesatarisht rreth gjashtëdhjetë vjet, që nuk është kohë aq e gjatë para se njeriu të sillet në fund para Allahut për të dhënë llogari për çdo sekond të jetës së tij. Allahu pastaj do të vendos për formën e jetës së amshueshme të përshtatshme për ta. Nëse një person posedon vepra të mira atij do t'i jepet Libri nga ana e tij e djathtë dhe ai person do të jetë i shpëtuar përjetësisht. Mirëpo, nëse është prej atyre të cilëve Librat u jepen nga ana e tyre e majtë, ai pastaj do të thotë:

“...Ah, sikur të mos më ishte dhënë libri im dhe të mos e kisha ditur llogarinë time!

Ah, të kisha qenë i vdekur (e të mos isha ringjallur)! Pasuria ime nuk më solli dobi dhe më la fuqia ime!” (Sure Hakka: 25-29)

Prej këtij momenti ai do të kapet, do të tërhiqet me fytyrë zvarrë për tokë dhe do të dërgohet në Xhehenem (Ferr), për t'mos u nxjerr më kurrë prej aty.

Arsyeja që qëndron pas këtij fundi të tmerrshëm, është se njerëzit kurrë nuk kishin imagjinuar se çdo veprim i tyre do të regjistrohet dhe një ditë do të zbulohet dhe do të jepet llogari për të, dhe kështu kanë kaluar jetët e tyre në mënyrë të shkujdesur pa pasur frikën e Allahut dhe pa u vënë veshin paralajmërimeve të Tij. Një person si ky i cili nuk posedon një formë të qartë të besimit për Ahiretin (Jetën e përjetshme), për Ditën e Gjykimit apo për një vend të tmerrshëm të ndëshkimit për veprat e këqija dhe sjelljen e shkujdesur, si Xhehenemi, nuk do të ngurrojë të shpërfill kufijtë e Allahut.

Për këtë arsye frika ndaj Allahut është një tregues i fuqishëm i besimit në Allahun dhe një tregues i rëndësishëm për atë që mund të pres njeriu në Jetën e amshueshme. E vetmja rrugë drejt sigurisë mbështetet mbi vetëdijen që frymëzon frikë-respekt ndaj Allahut dhe mbi maturinë e ndërgjegjshme.

Dita e Gjykimit është një realitet i frikshëm për të cilin duhet menduar me frikë-respekt në mënyrë që të bëhet e pamundshme që të mos ndikohesh prej saj. Mirëpo, kjo frikë vlen vetëm për njerëzit besimtar dhe është një lloj i veçantë i frikës sepse Allahu ka përshkruar atë që do të ndodhë në Ditën e Gjykimit në shumë vargje të Kuranit; shkruesit, dëshmitarët dhe grumbullimin e një mase të pafund të njerëzve. Kjo është një e vërtetë absolute, e cila pranohet në mënyrë të pakushtëzuar nga besimtarët e vërtetë të cilët i frikësohen ballafaqimit me një përvojë të tillë të tmerrshme dhe të hidhur.

Gjithçka që ju bëni regjistrohet menjëherë, madje edhe kur jeni duke e lexuar këtë libër. Shpejt po i afroheni ditës kur do të thirreni nga Allahu për të dhënë llogari për veprimet tuaja. Prandaj ne shpresojmë që të jemi prej atyre të cilët kanë fituar kënaqësinë e Allahut përmes vetëdijes që frymëzon frikë-respekt ndaj Tij:

... Pajisuni me gjërat që ju nevojiten për rrugë dhe dijeni se pajisja më e mirë është devotshmëria. Prandaj, kini frikë prej Meje, o njerëz të mençur! (Sure Bekare: 197)

(Takva nënkupton ndërgjegje, frikë-respekt ndaj Allahut, që frymëzon një person të jetë vigjilent ndaj veprave të këqija dhe të jetë i paduruar për të bërë vepra të cilat kënaqin Atë. Në këtë libër, do të përkthehet si “frika ndaj Allahut” apo “ruajtja nga e keqja” apo “ndershmëria” në pajtim me kontekstin.)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
FRIKA NDAJ ALLAHUT
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Të Përkushtuar ndaj Allahut
» Falënderimi i takon Allahut
» Xhelozia ndaj bashkeshoreteve
» Terapia ndaj dëshpërimit
» Xhelozia ndaj bashkëshortit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.Rinia4umer.net :: Gruaja dhe Familja në Islam-
Kërce tek: